Gara e 400 metrave, medalja e parë olimpike për Amerikën në 16 vjet

Nga Erald Kodhelaj
8 Gusht 2024, 16:14 | Bota

Gara e 400 metrave, medalja e parë olimpike për Amerikën në

Kuinsi Holl realizoi një rikuperim fantastik në çerekun e fundit të garës, duke triumfuar në garën e 400 metrave të Olimpiadës në Paris.

Atleti amerikan ishte i pesti, por me një galopim gjigand doli në vendin e parë, duke i dhënë Shteteve të bashkuara medaljen e parë të artë olimpike në këtë disiplinë prej vitit 2008.

Emocionet dhe lumturia që prodhoi Holl ishin dramë për rivalin e tij, Hadson-Smith. Britaniku ishte në krye të garës në pjesën më të madhe të kohës dhe dukej se po shkonte drejt fitores së sigurt.

Kur të gjithë menduan se Britania e Madhe do triumfonte në 400 metra sërish në Paris, për herë të parë pas 100 vjetëve, Holl e befasoi duke rrëmbyer lavdinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos