
Mijëra ushtarë nga Divizioni i 82-të Ajror i elitës së Ushtrisë Amerikane kanë filluar të mbërrijnë në Lindjen e Mesme, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters, ndërsa Presidenti Donald Trump po peshon hapat e tij të ardhshëm në luftën kundër Iranit.
Reuters raportoi për herë të parë më 18 mars se administrata e Trump po shqyrtonte vendosjen e mijëra trupave shtesë amerikane në Lindjen e Mesme, një veprim që do të zgjeronte opsionet për të përfshirë vendosjen e forcave brenda territorit iranian.
Parashutistët, me bazë në Karolinën e Veriut, i shtohen mijëra marinarëve shtesë, forcave të Marinës dhe Operacioneve Speciale të dërguara në rajon.
Gjatë fundjavës, rreth 2 mijë e 500 marinsa mbërritën në Lindjen e Mesme. Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, nuk thanë konkretisht se ku po vendoseshin ushtarët, por ky veprim pritej.
Forcat shtesë të ushtrisë përfshijnë elementë të selisë së Divizionit të 82-të Ajror, disa mbështetje logjistike dhe të tjera, dhe një ekip luftimi të brigadës. (A2 Televizion)