Vriten 4 ushtarë izraelitë në jug të Libanit

Nga A2 CNN
31 Mars 2026, 08:10 | Bota

Vriten 4 ushtarë izraelitë në jug të Libanit

Katër ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve në jug të Libanit, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) përmes një deklarate të publikuar në Telegram, raporton A2CNN.

Sipas informacionit zyrtar, viktimat janë Kapiteni Noam Madmoni, 22 vjeç, Rreshteri Ben Cohen, 21 vjeç, dhe Rreshteri Maxsim Entis, 22 vjeç, të cilët humbën jetën gjatë përleshjeve në zonë.

IDF bëri të ditur gjithashtu se një ushtar i katërt u vra në të njëjtin incident, por identiteti i tij ende nuk është bërë publik.

Ndërkohë, dy persona të plagosur janë transportuar në spital, ku një ushtar raportohet në gjendje të rëndë, ndërsa një rezervist në gjendje të stabilizuar mesatare.

Autoritetet ushtarake izraelite nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos