"Gati me gishtin në këmbëz", Netanjahu: Pati dakordësi me Amerikën për armëpushimin

Nga A2 CNN
9 Prill 2026, 11:46 | Bota

"Gati me gishtin në këmbëz", Netanjahu: Pati

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se pati dakordësi me Amerikën për armëpushimin, por se mbeten të gatshëm në çdo moment nëse është e nevojshme për ndërhyrje, siç tha ai, “me gishtin në këmbëz".

"Irani sot është një vend më i dobët se në çdo kohë më pare. Shteti i Izraelit ka arritur gjëra të jashtëzakonshme, gjëra që deri vonë dukeshin plotësisht të paarritshme. Irani është më i dobët se kurrë. Izraeli është më i fortë se kurrë. Ky është thelbi i fushatës deri më tani. Ne jemi të gatshëm të kthehemi në luftë në çdo kohë, nëse është e nevojshme, me gishtin në këmbëz". Armëpushimi i përkohshëm u ra dakord me Izraelin; amerikanët nuk na surprizuan në momentin e fundit. Ky nuk është fundi i luftës, por një hap në rrugën për të arritur të gjitha objektivat tona. Nëse nuk do të kishim nisur operacione kundër Iranit, ai do të kishte zotëruar prej kohësh armë bërthamore dhe mijëra raketa për të shkatërruar Izraelin dhe për të kërcënuar vetë ekzistencën tonë. Ne e kemi kthyer regjimin terrorist me vite prapa. Materiali i pasuruar do të largohet nga Irani, qoftë përmes një marrëveshjeje ose përmes rifillimit të luftimeve. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord për këtë pikë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos