
Pas 40 ditësh mbylljeje të vendosur nga autoritetet izraelite, Xhamia Al-Aksa në Jerusalem është rihapur. Mediat ndërkombëtare raportuan se besimtarët ishin dyndur në vendin e shenjtë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas njoftimit se kufizimet në fuqi ishin hequr.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen besimtarët myslimanë që luten përpara Kupolës së Shkëmbit në kompleksin Al-Aksa, i njohur gjithashtu nga hebrenjtë si Mali i Tempullit, mes një armëpushimi dyjavor në luftën e Iranit, në Jerusalem.
Autoritetet izraelite ua ndaluan palestinezëve myslimanë hyrjen në zonën e pushtuar të Jerusalemit Lindor që nga 28 shkurti, duke shënuar një mbyllje totale të një prej vendeve më të shenjta të Islamit që nuk është parë që nga fillimi i pushtimit në vitin 1967.
Nuk janë bërë përjashtime për myslimanët, madje as gjatë Ramazanit, muajit më të shenjtë të Islamit, apo festës së Fitër Bajramit.
Autoritetet izraelite kanë mbyllur gjithashtu vendet e shenjta të krishtera në Qytetin e Vjetër, përfshirë Kishën e Varrit të Shenjtë, dhe u kanë ndaluar besimtarëve të marrin pjesë në festimet e Pashkëve. (A2 Televizion)