Në plazhet e Tel Avivit, jeta rrjedh me një normalitet të dukshëm, pavarësisht konfliktit të armatosur të vazhdueshëm me Iranin.
Ka nga ata që ecin përgjatë shëtitores, nga ata që luajnë me top dhe nga ata që pushojnë nën diell.
Më 13 qershor, Izraeli goditi objektet bërthamore dhe ushtarake iraniane, duke synuar gjeneralët dhe shkencëtarët. Në përgjigje, Teherani lëshoi valë raketash dhe dronësh drejt territorit izraelit, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave.
Pavarësisht paralajmërimeve të shpeshta për kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve të reja dhe thirrjeve për të shkuar në strehimoret me të cilat janë të pajisura pothuajse të gjitha ndërtesat civile, qytetarët kërkojnë momente normaliteti në plazhe. (A2 Televizion)