Gjykata e Damaskut dënon me vdekje në mungesë Bashar al-Assad

Nga A2 CNN
11 Gusht 2026, 11:10 | Bota

Gjykata e Damaskut dënon me vdekje në mungesë Bashar al-Assad

Gjykata Penale e Damaskut ka dënuar me vdekje në mungesë ish-presidentin sirian Bashar al-Assad.

Një gjykatë në Damask ka vendosur që ish-presidenti Bashar al-Assad duhet të përballet me ndjekje penale ndërkombëtare.

Al Arabiya raporton se Assad u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës civile siriane.

Rënia e diktatorit pasoi marrjen e pushtetit në dhjetor 2024 nga presidenti aktual Ahmad al-Sharaa, i mbështetur nga Turqia.

Assad iku në Moskë me familjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos