U ndalua si i dyshuar për zjarrin në Krujë, lirohet 74-vjeçari: Nuk u gjetën prova

Nga Igli Çelmeta
11 Gusht 2026, 12:05 | Kronikë

U ndalua si i dyshuar për zjarrin në Krujë, lirohet

Është liruar me urdhër të Prokurorisë, 74-vjeçari Qemal Berhami, i cili u ndalua nga policia si i dyshuar për vendosjen e zjarrit në Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, hetimet nuk kanë gjetur prova që e lidhin të moshuarin me nisjen e flakëve.

Kur ka shkuar policia, 74-vjeçari është gjetur duke tentuar të fikte zjarrin. Ai ka mohuar faktin se mund të ketë shkaktuar zjarrin, ndërsa ka deklaruar se ndodhej pranë zonës, në një lëndinë e cila nuk ishte në pronësi të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos