Shëndeti i presidentit Joe Biden dhe aftësitë e tij për të kryer detyrën në krye të shtetit më të rëndësishëm në botë, vijojnë të jenë në qendër të diskutimeve, ndonëse mandati i tij është drejt fundit dhe në fillim të vitit të ardhshëm pritet transferimi i pushtetit në duart e Trump.
Dhe këtë gjë kreu i Shtëpisë së Bardhë e forcoi edhe në takimin e fundit në Angola, ku e zuri gjumi gjatë një takimi me liderë afrikanë.
Takimi u mbajt për të avancuar një plan për të ndërtuar një hekurudhë që transferon minerale nga Kongo dhe Zambia dhe të kundërshtojë ndikimin kinez në rajon, por mesa duket Biden ishte tepër i “lodhur” për këto diskutime. (A2 Televizion)