͏
Pas sqarimit nga drejtoria e Burgjeve se urdhri i transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit ishte klasifikuar “sekret shtetëror”, ka reaguar kryebashkiaku i Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj e quan këtë një maskaradë dhe kërkon vënien në dispozicion sipas tij të autorizimit Kryeministrit Rama.
͏”U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret!
Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë.
Ateherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror!
Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues”, shkruan Veliaj. (A2 Televizion)