Politologu Adri Nurellari deklaroi se Erion Veliajn “partia e çoi për riedukim në Fier”.
“Partia ka pikasur një devijim të qartë ideologjik, një akt të turpshëm të agjitacion-propagandës siç ishte mbështetja e Veliajt ndaj një revolucioni të gabuar, dhe partia e çoi për riedukim në Fier. Partia i ka dhënë shansin të thellohet, të lexojë veprat e udhëheqësit Rama, siç është “Kurbani”, dhe të rrijë larg shfaqjeve të huaja dhe tendencave liberal-borgjeze. Kemi parë edhe më përpara që për një fjalë goje, njerëz afër udhëheqjes kanë shkuar nga Blloku në Spaç. Kjo është e njëjta situatë”, tha Nurellari në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Mbështetjen e protestës studentore në Serbi kryeministri e paska marrë shumë personale, e ka parë si devijim nga rreshti dhe ka dashur ta bëjë shembull me këtë veprim kaq arbitrar për të trembur të tjerët që mos të dalin nga rreshti”, shtoi Nurellari. (A2 Televizion)