
Erion Veliaj, një ditë pas transferimit në burgun e Fierit vijon të jetë në të njëjtat kushte denigruese, në sektorin më të vështirë të burgut, por më i qetë nga ana emocionale, pas takimit me familjarēt.
Kështu është shprehur avokati Plarent Ndreca, pas takimit të mbrëmjes së sotme, shkruan A2.
Ndreca ka pohuar gjithashtu se u deshēn 32 orë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të japë një njoftim zyrtar, për ta cilësuar "sekret hetimor", por kjo pengon procedurën e ankimimit.
Ky qëndrim i jep të drejtë edhe reagimit të sotëm të grupit parlamentar tē PS, dhe veçanërisht kërkesës për dorëheqjen e ministrit Gogu, ka thēnē Ndreca.
Ai ka pohuar gjithashtu se ende reagimi i Drejtorisē sē Burgjeve nuk është transparent dhe i qartë, ndaj do të vijojë betejën ligjore. (A2 Televizion)