Greqia, pjesë në misionin detar “Aspides” në Lindjen e Mesme, rrezikon të goditet nga Irani?

Nga A2 CNN
16 Mars 2026, 12:40 | Bota

Greqia, pjesë në misionin detar “Aspides” në Lindjen

Greqia nuk do të angazhohet në asnjë operacion ushtarak në Ngushticën e Hormuzit, deklaroi të hënën zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis.

Greqia do të marrë pjesë vetëm në misionin detar të Bashkimit Evropian “Aspides”, i cili ka për detyrë mbrojtjen e anijeve në Detin e Kuq, tha Marinakis gjatë një konference për shtyp.

Mbrojtja e anijeve aleate mund te shoqërohet nga një përplasje direkte me Iranin, i cili ka qenë hermetik në rrugë-kalimin detar të Hormuzit. Greqia ka mohuar angazhimin ushtarak në Lindjen e Mesme, mirëpo në rastin e një bllokimi të anijeve nga ana e Iranit, ose të një sulmi ndaj fuqive aleate, rrezikohet përshkallëzimi, ku Greqia mund të bëhet target i shtetit Iranian.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se administrata e tij është në bisedime me shtatë vende për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, në mes të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, duke u bërë thirrje atyre të ndihmojnë në mbrojtjen e anijeve në këtë rrugë ujore, të cilën Teherani e ka bllokuar kryesisht për trafikun e cisternave të naftës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos