Greva në aeroporte, anulohen 3.400 fluturime në Gjermani, preken gjysmë milioni pasagjerë

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 10:42 | Bota

Greva në aeroporte, anulohen 3.400 fluturime në Gjermani, preken

Më shumë se 510,000 pasagjerë janë prekur nga greva e sotme 24-orëshe në të paktën dhjetë aeroporte në Gjermani, e cila filloi në mesnatë.

Më shumë se 3,400 fluturime pritet të anulohen në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut, Berlinit, Dyseldorfit, Bon/Këlnit, Shtutgartit, Leipzigut, Bremenit dhe Hamburgut.

Në fakt, në qytetin Hanseatik, mobilizimi ka nisur papritur paraditen e djeshme, me fillimin e pushimeve pranverore të shkollës.

Në aeroportin më të madh të Gjermanisë, Frankfurt, llogaritet se afërsisht 150 mijë pasagjerë nuk do të mund të udhëtojnë me fluturimet e tyre të planifikuara, ndërkohë që nuk do të shërbehen as fluturimet "transit".

Sindikatat kanë bërë thirrje për një grevë të punëtorëve në sektorët e sigurisë së avionëve dhe pasagjerëve, por edhe në sektorin e pilotëve, përpara raundit të tretë të negociatave me punëdhënësin.

Sindikalistët kërkojnë rritje 8% të pagave dhe të paktën 350 euro më shumë të ardhura mujore, shpërblime më të larta për punën në periudha presioni dhe tre ditë shtesë pushimi.

Punëdhënësit deri më tani i kanë hedhur poshtë kërkesat si të pabaza dhe nuk kanë paraqitur kundërpropozim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos