Grupi palestinez mohon, mediat izraelite: Hamasi po pranon paqen e Trump

Nga Xhevahir Qardaku
27 Shtator 2025, 14:45 | Bota

Grupi palestinez mohon, mediat izraelite: Hamasi po pranon paqen e Trump

Hamasi ka pranuar në parim planin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t'i dhënë fund luftës në Gaza, i cili përfshin lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve izraelite.

Këtë e raporton media izraelite Haaretz, që citon disa burime që kanë njohur me këtë çështje. Katari duket se është përfshirë në përpjekjet për të bindur Hamasin që të pranojë kornizën e marrëveshjes, dhe Trump shpreson ta finalizojë atë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu kur të takohen të hënën, shkruan A2 CNN.

Si pjesë e marrëveshjes për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve, si të gjallë ashtu edhe të vdekur, Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë dhe do të tërheqë gradualisht forcat e tij nga Rripi i Gazës. Megjithatë, burime të Hamasit i thanë medias me seli në Katar, al Araby, se ata “ende nuk e kanë marrë planin e Trump”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos