“Amerika është me Kosovën”. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti, Donald Trump, gjatë pritjes protokollare të homologes, Vjosa Osmani, në Nju Jork, që është shndërruar në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.
“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!”, njofton presidenca e Kosovës. Gjithashtu shton se “miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, lexohet më tej në njoftim.
Vëmendjen nga rajoni ynë të Shteteve të Bashkuara e ka konfirmuar edhe vetë Departamenti i Shtetit. Përmes një posteri të publikuar në rrjete sociale dhe të shpërndarë nga vetë presidenti Trump, konfirmohet edhe njëherë se kanë arritur që të ndalojnë në 7 muaj plot 7 luftra, përfshirë atë që Serbia synonte të niste ndaj Kosovë.
Presidenti amerikan, ka pritur edhe homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, në takimin protokollar. “Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, ka njoftuar me vetëm një fjali presidenti Begaj për dorështringim me Trump në Nju Jork. (A2 Televizion)