Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maldive, ku çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të Presidentit Mohamed Muizzu është kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, duke bërë që disa nga deputetët e opozitës të ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit në shenjë proteste.
Kjo ka nervozuar deputetët partisë në pushtet të cilët po ashtu u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë. Nga përplasja e dhunshme fizike njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.
Clash erupted in the parliament of #Maldives.
— Mr Sinha (@MrSinha_) January 28, 2024
The opposition MPs are protesting against the Chinese puppet @MMuizzu gvt for his anti India policies.
Muizzu is trying to silence the opposition by force. Hope @UN is watching!! pic.twitter.com/B1HDEsfSzM
Sipas mediave të huaja, mikrofonat brenda parlamentit u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik. (A2 Televizion)