Një video e Hamasit duke ekzekutuar publikisht tre palestinezë të akuzuar si "bashkëpunëtorë me Izraelin" është shpërndarë në kanalet Telegram të lidhura me grupin terrorist.
Videoja tregon burra të armatosur me fytyrë të mbuluar, duke qëndruar mbi tre palestinezë me sy të mbuluar, të gjunjëzuar në dysheme me duart e lidhura pas shpine.
Duke folur para një turme që brohoriste "Allahu Ekber", një nga personat e armatosur i përshkroi burrat si "bashkëpunëtorë që tradhtuan atdheun e tyre dhe iu bashkuan pushtimit për të vrarë popullin e tyre". Tre palestinezë u ekzekutuan me të shtëna në kokë dhe trup.
Sipas mediave ndërkombëtare, Hamasi vendosi mbishkrime të shkruara me dorë në arabisht mbi trupat, të cilat shkruanin: “Tradhtia juaj nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Ju pret një ndëshkim i ashpër.”
Agjencia izraelite e lajmeve Ynet raportoi se një copë letër e vendosur mbi njërin prej trupave shkruante: “Mercenarë të shpatës, është koha t'ju presim kokat”.
Sipas Hamasit, anëtarë të dy organizatave të tjera terroriste, Xhihadit Islamik dhe Brigadave Muxhahidine, morën pjesë në ekzekutim. (A2 Televizion)