I vodhi të dhënat e rrjeteve sociale dhe kërcënonte 23-vjeçaren përmes fotove, arrestohet i riu

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 11:18 | Kronikë

I vodhi të dhënat e rrjeteve sociale dhe kërcënonte

Një i ri nga Burreli ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pas kallëzimit të një 23-vjeçareje. Kjo e fundit denoncoi në polici se 25-vjeçari Brandi Kasmi i kishte vjedhur të dhënat e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot e videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para.

“Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel”.

Policia sekuestroi 2 celularët që mbante 25-vjeçari në të cilët u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos