Moska ka përjetuar mbrëmjen e kaluar një nga sulmet më të mëdha me dronë në muajt e fundit. Kryetari i bashkisë, Sergei Sobyanin, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore në kryeqytetin rus kishin rrëzuar më shumë se 30 dronë ndërsa nga mbetjet e tyre ka pasur kryesisht dëme materiale.
Mbetjet e dronëve dëmtuan katër automjete në Reutovo, ndërsa aeroporti Sheremetyevo u mbyll përkohësisht, dhe aeroportet e tjera të Moskës patën vonesa. Kufizime u vendosën gjithashtu në aeroportet në Nizhnekamsk, Kazan dhe Gelendzhik, sipas Administratës Federale të Aviacionit.
Moscow region is reportedly under unknown drones attack ???? pic.twitter.com/AEpP1Qy2er
— Kate from Kharkiv (@BohuslavskaKate) September 22, 2025
Ministria ruse e Mbrojtjes pohon se midis pasdites së së hënës dhe mesnatës, 81 dronë ukrainas u rrëzuan mbi rajonet Belgorod, Bryansk, Kalushka, Kursk, Moskë, Rostov, Ryazan dhe Tula, si dhe në Krime. Ata shtojnë se midis mesnatës dhe mëngjesit të së martës, 69 dronë të tjerë u rrëzuan. Rusia pretendon se forcat e saj shkatërruan gjithsej më shumë se 180 dronë në më pak se 24 orë.
Mihail Razvozhayev, guvernatori i portit të Sevastopolit në Krime, selia qendrore e Flotës Ruse të Detit të Zi, tha se forcat kundërajrore shkatërruan të paktën gjashtë dronë pranë portit. Pjesë të dronit të rrëzuar shkaktuan një zjarr në terren të hapur, i cili u shua.
Moscow’s airspace has been completely shut, causing widespread flight delays at the city’s airports. Low Flying Cargo Plane Spotted pic.twitter.com/BZrG7li1Mh
— INDIAN (@hindus47) September 22, 2025
Guvernatori i rajonit Tula në Rusinë qendrore, Dmitry Milyaev, tha se tre dronë u rrëzuan pa viktima apo dëme.
Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit të Belgorodit, i cili kufizohet me Ukrainën, tha se prindërit duhet t'i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi dhe se dy qendra tregtare në rajon u mbyllën përkohësisht. Ukraina sakaq nuk ka komentuar për sulmet e mbrëmshme. (A2 Televizion)