Një helikopter ka rënë mbi një autostradë në Madrid të Spanjës, pasi zona ishte përfshirë nga era e fortë.
Për fat të mirë, edhe pse ngjarja është e rëndë, askush nuk ka ndërruar jetë. Autoritetet spanjolle raportojnë se në helikopter ndodheshin dy persona, të cilët kanë mbetur të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Helikopteri ka rënë pranë një mbikalimi në autostradën M40, ku është përplasur edhe me një makinë, drejtuesi i të cilës ka mbetur i plagosur. (A2 Televizion)