“Heronj”- Kim Jong Un vlerëson trupat e dislokuara për të ndihmuar Rusinë në luftën kundër Ukrainës

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 11:21 | Bota

“Heronj”- Kim Jong Un vlerëson trupat e dislokuara për

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka lëvduar trupat e tij të dislokuara për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, Kim “u përcolli inkurajim të ngrohtë” oficerëve dhe ushtarëve që shërbyen në rajonin Kursk të Rusisë, raportoi Agjencia Zyrtare Koreane Qendrore e Lajmeve.

"Ushtria jonë është heroike", u citua të thoshte Kim në një fjalim para anëtarëve të ushtrisë në kryeqytet, shkruan A2 CNN.

"Ushtria jonë tani po bën atë që duhet të bëjë dhe atë që duhet bërë. Do ta bëjë këtë edhe në të ardhmen", shtoi më tej Kim.

Rusia dhe Koreja e Veriut kanë krijuar marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta, me Phenianin që në prill konfirmoi për herë të parë se kishte vendosur një kontingjent ushtarësh të saj për të luftuar përkrah trupave ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos