
Ligjvënësi libanez Ali Ammar, që përfaqëson Hezbollahun, u ka kërkuar autoriteteve libaneze të shpallin ambasadorin e SHBA-së “persona non grata”, pasi i dërguari sugjeroi që ata që ofenduan një lider të lartë fetar të krishterë duhet të largohen nga vendi.
Kontroversia shpërtheu të shtunën pasi një video e publikuar nga kanali televiziv libanez LBCI paraqiti në mënyrë satirike liderët dhe luftëtarët e Hezbollahut si personazhe nga loja “Angry Birds”.
Mbështetësit e Hezbollahut e dënuan videon dhe disa reaguan duke shpërndarë imazhe fyese ndaj Patriarkut Maronit Beshara Rai, gjë që nxiti mbështetje për kreun e një prej komuniteteve më me ndikim të krishtera në Liban, përcjell A2CNN.
Pas një takimi me Rai të hënën, ambasadori amerikan Michel Issa tha: “Kjo është e papërshtatshme në Liban… një vend i njohur për bashkëjetesë. Mendoj se njerëzit që e bënë këtë, Libani mund të mos jetë vend i përshtatshëm për ta, ndaj le të kërkojnë një vend tjetër për të jetuar.”
Hezbollahu publikoi një deklaratë nga Ammar, duke dënuar “ndërhyrjen e hapur të ambasadorit amerikan në Bejrut në punët e brendshme të Libanit dhe thirrjen e tij për t’i shtyrë libanezët të largohen nga vendi i tyre”.
“Veprimi më i thjeshtë që mund të ndërmerret është ta shpallin atë persona non grata,” shtoi Ammar. (A2 Televizion)