Spanja godet një rrjet të madh droge, sekuestron deri në 40 ton kokainë në Atlantik

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 17:05 | Bota

Spanja godet një rrjet të madh droge, sekuestron deri në 40 ton

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord kokaine në brigjet e Saharasë Perëndimore.

Operacioni u zhvillua nga Guardia Civil, e cila gjeti midis 35,000 dhe 40,000 kilogramë drogë në një anije mallrash në Atlantik, në brigjet e Afrikës Veriperëndimore, shkruan A2CNN. 

Anija, rreth 90 metra e gjatë dhe e regjistruar në Ishujt Komore, ishte nisur nga Freetown më 22 prill dhe po shkonte drejt Mesdheut. Ajo u ndalua pranë qytetit Dakhla.

Më pas, anija u shoqërua në portin e Las Palmas në Gran Canaria, ku po mbahet nga autoritetet spanjolle.

Deri tani janë arrestuar 23 persona, kryesisht shtetas filipinas, angolanë dhe holandezë.

Operacioni është pjesë e një hetimi të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos