Hodhi një gur nga kanioni, turisti rrezikon gjobën prej 200,000 eurosh

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 09:37 | Bota

Hodhi një gur nga kanioni, turisti rrezikon gjobën prej 200,000 eurosh

Një turist rrezikon të paguajë një çmim shumë të lartë për vendimin e tij spontan për të hedhur një gur të madh nga shkëmbi në një kanion në Parkun Kombëtar “Picos de Europa”, në Spanjën veriore.

Në videon e publikuar nga Cares Trail, burri i paidentifikuar ende shihet duke marrë një gur dhe duke e hedhur në përrua, ndërsa entuziazmohet nga tingulli që konfirmon kontaktin e tij me ujin.

Kur videoja u postua në rrjetet sociale, ajo u vu re nga Mbrojtja Civile Spanjolle, e cila nisi një hetim mbi incidentin, me një zëdhënës që deklaroi se "ky veprim mund të shkaktojë probleme serioze për autorin e krimit".

Hedhja e një guri të tillë mund t’i kushtojë personit që e ka bërë një gjobë prej 5,000 deri në 200,000 euro.

Duke shpjeguar gjobën e majme, zëdhënësi i agjencisë spanjolle shpjegoi se "shqetësimi i mjedisit në Parkun Kombëtar Picos de Europa konsiderohet një shkelje shumë serioze".

Ata që e vizitojnë duhet ta kenë parasysh këtë sepse këto janë zona të mbrojtura për shkak të vlerës së tyre të lartë mjedisore”, përfundoi përfaqësuesi i mbrojtjes civile të Spanjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos