Hormuzi drejt rihapjes? Donald Trump reagon në kulmin e negociatave SHBA-Iran

Nga A2 CNN
11 Prill 2026, 23:14 | Bota

Hormuzi drejt rihapjes? Donald Trump reagon në kulmin e negociatave

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish në rrjetin social “Truth Social”, ndërkohë që po zhvillohen bisedime të nivelit të lartë mes delegacioneve të SHBA-ve dhe Iranit në Islamabad, raporton A2CNN. 

Ai përsërit pretendimin e tij se SHBA ka shkatërruar ushtrinë e Iranit, “përfshirë të gjithë Marinën dhe Forcën Ajrore, si dhe gjithçka tjetër”.

Po ashtu Shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaron se “Ngushtica e Hormuzit së shpejti do të jetë e hapur” dhe përsërit atë që ka thënë në postimet e mëparshme, se cisternat e zbrazura të naftës janë në rrugë drejt SHBA-së për t’u “mbushur”.

Në kuadër të një armëpushimi të kushtëzuar dyjavor me Iranin, Trump tha se kishte rënë dakord të “pezullojë bombardimet” nëse Teherani pranon të rihapë ngushticën.

Teherani e kishte bllokuar në mënyrë efektive këtë rrugë ujore pasi SHBA dhe Izraeli ndërmorën sulme ndaj vendit më 28 shkurt.

Kjo është një nga korridoret më të ngarkuara në botë për transportin e naftës, ku zakonisht kalon rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) në nivel global. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos