Houthit mund të mbyllin Ngushticën Bab el-Mandeb në Detin e Kuq

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 10:53 | Bota

Houthit mund të mbyllin Ngushticën Bab el-Mandeb në Detin e Kuq

Houthit po përqendrojnë sulmet e tyre në jug të Izraelit. Zyrtarë nga ky grup e kanë bërë të qartë se e vetmja mënyrë që këto sulme të ndalen është nëse Izraeli plotëson kërkesat e tyre, përfshirë respektimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe mos pjesëmarrjen në sulmet ushtarake të SHBA-së kundër Iranit, përcjell A2CNN.

Gjithashtu dimë nga Mohammed al-Bukhaiti, një zyrtar i njohur i Houthive, se ekzistojnë më shumë opsione dhe faza të tjera përpara për sa i përket përshkallëzimit ushtarak nga ana e Houthive. Një nga këto opsione është mbyllja e Ngushticës Bab al-Mandeb, sipas al-Bukhaitit.

Pasojat katastrofale që mund të sjellë mbyllja e saj, lidhen me bllokimin e mallrave dhe tregtisë së tregut aziatik me atë europian, por edhe të mallrave afrikane, që do ta defaktorizonin kanalin e Suezit. Kjo do të sillte rritje të çmimeve të hidrokarbureve akoma më tepër dhe të produkteve të tjera dhe ky bllokim do të dëmtonte së tepërmi Europën, që është e varur nga hidrokarburet dhe produktet e tjera që importon nga vendet aziatike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos