
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, pranoi se “rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe i dhimbshëm”, duke pranuar humbjen e zgjedhjeve.
Orban falënderoi votuesit e partisë së tij dhe theksoi se duhet të përqendrohen në rindërtimin e komuniteteve të tyre, shkruan A2.
Rezultati i zgjedhjeve në Hungari shënon fundin e një periudhe të gjatë dominimi nga Orbán dhe një kthesë të fortë politike për Hungarinë.
Ndërkohë, lideri i opozitës, Péter Magyar, ka konfirmuar se ka marrë një telefonatë nga kryeministri Viktor Orbán, në të cilën ai e pranoi humbjen. Magyar shkroi në Facebook: “Viktor Orbán sapo më telefonoi dhe na uroi për fitoren tonë.” (A2 Televizion)