Hungarezët votojnë këtë të diel në zgjedhje kyçe parlamentare që mund t’i japin fund udhëheqjes 16-vjeçare të kryeministrit Viktor Orban, të trondisin Rusinë dhe të dërgojnë valë shoku në qarqet e djathta në mbarë Perëndimin, përfshirë në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump.
Orban, një nacionalist euroskeptik, ka ndërtuar një model të “demokracisë joliberale” që shihet si një shembull nga lëvizja Make America Great Again e Trumpit dhe mbështetësit e saj në Evropë. Ai i ka paraqitur zgjedhjet si një referendum mes “luftës dhe paqes” por shumë hungarezë janë lodhur gjithnjë e më shumë nga Orbán, pas tre vitesh stagnimi ekonomik dhe rritjes së kostos së jetesës.
Sondazhet kanë treguar se partia e Orban, Fidesz, qëndron prapa partisë së re opozitare të qendrës së djathtë Tisza të Peter Magyar me 7–9 pikë përqindjeje.
Gjatë fushatës, qeveria e mbuloi vendin me pankarta që paralajmëronin se lideri i Tiszas, Magyar do ta tërhiqte Hungarinë në luftën e Rusisë me Ukrainën, gjë që ai e mohon. Magyar, teksa hodhi botën e tij në Budapest të dielën tha se hungarezët do të shkruanin historinë kur të zgjidhnin mes perëndimit dh lindjes.
Ndërsa Orban deklaroi se ishte aty për të fituar. Votimi po ndiqet nga afër në Bruksel, ku shumë partnerë të BE-së e kanë kritikuar Orbanin, mik i presidentit rus Vladimir Putin dhe aleat i afërt i Trump-it, për atë që e konsiderojnë si dobësim të demokracisë në Hungari, të lirisë së medias dhe tëdrejtave të pakicave.
Kryeministri 62-vjeçar, mori mbështetje publike nga administrata Trump, që kulmoi me një vizitë në Budapest javën e kaluar nga zëvendëspresidenti JD Vance, si dhe nga Kremlini dhe liderë të së djathtës ekstreme në Evropë.
Votimi për parlamentin me 199 vende nisi në orën 6:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllet në orën 19:00. (A2 Televizion)