Hungari, Partia Tisza drejt një supershumice në Parlament

Nga A2 CNN
12 Prill 2026, 22:37 | Bota

Hungari, Partia Tisza drejt një supershumice në Parlament

Me gati 90% të votave të numëruara, sipas Qendrës Hungareze të Informacionit Zgjedhor, partia e Peter Magyar, Tisza, do të sigurojë një supershumicë në Parlamentin hungarez.

Tisza ka të ngjarë të kontrollojë më shumë se dy të tretat e 199 vendeve në Parlamentin e Hungarisë, gjë që do t'i japë asaj fuqinë për të ndryshuar Kushtetutën e Hungarisë, shkruan A2.

Shumë në Hungari dhe në Evropë shpresojnë që qeveria e re do të përmbysë disa nga ndryshimet e bëra nga Victor Orbán.

Orbán e përdori supershumicën e tij për të konsoliduar pushtetin, për të dobësuar pavarësinë e gjykatave të vendit, për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe për të kufizuar të drejtat e disa pakicave.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos