I akuzuar për blasfemi, turma rrëmben turistin nga policia dhe e vret

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 17:16 | Bota

I akuzuar për blasfemi, turma rrëmben turistin nga policia dhe e vret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në veriperëndim të Pakistanit, ku një grup i madh njerëzish hynë me dhunë në një stacion policie, ku rrëmbyen një turist të akuzuar për blasfemi, të cilin më pas e vranë.

Efektivët u munduan me të gjitha forcat për të mbrojtur burrin në Madyan, por nuk arriti ta shpëtonte atë nga turma e indinjuar që e akuzonte se kishte përdhosur librin e shenjtë.

Linçimet nuk janë të rralla pas një akuze për blasfemi, e cila dënohet me vdekje në Pakistan.

Videoja e këtij incidenti të fundit ka shkaktuar zemërim në mediat sociale në Pakistan. Pamjet tregojnë trupin e burrit duke u tërhequr nëpër rrugë dhe më pas e dogjën.

Rreth 96% e popullsisë së Pakistanit janë myslimanë. Vende të tjera, duke përfshirë Iranin, Brunein dhe Mauritaninë, kanë vendosur gjithashtu dënimin me vdekje për fyerje të fesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos