Vizita e Presidentit amerikan Donald Trump në vendet e Gjirit vazhdon, teksa sot ai u ndal në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nga aty, Trump zgjodhi të sulmojë sërish Europën.
Trump tha se Shtetet e Bashkuara fituan Luftën e Dytë Botërore dhe “pa ne njerëzit në Evropë do të flisnin gjermanisht dhe japonisht”.
"Franca dhe Rusia dhe të gjithë po festojnë fundin e luftës, përveç nesh. Por ne e fituam luftën. Ata ndihmuan, sigurisht, por pa ne do të flisnin gjermanisht, ndoshta edhe pak japonisht. Mendoj se bëmë më shumë për të fituar Luftën e Dytë Botërore", vazhdoi ai.
Ndërkohë, që ai hapet për dialog me Kinën mbi tarifat, manjati nuk tregon shenja se dëshiron të ulë tensionet me Evropën, me deklaratën e fortë që bëri nga baza ajrore Al Udeid në Katar.
Por, sipas ish-kryeministrit Mario Draghi, "jemi afër një pike kthese". (A2 Televizion)