Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky gjendet ndërkohë në Ankara ku zhvilloi një takim me presidentin turk Rexep Taip Erdogan, ndërsa në Stamboll delegacionet takohen për bisedimet e paqes. Pas mbërritjes me avionin e tij, Zelenski e cilësoi si dekorativ, delegacionin rus, duke ju referuar mungesës së presidentit Vladimir Putin.
"Niveli i delegacionit rus nuk dihet zyrtarisht për mua, por nga ajo që shohim, duket më shumë sikur është në një nivel dekorativ. Do të mendojmë se çfarë do të bëjmë më pas, cilët do të jenë hapat tanë të ardhshëm pas bisedimeve me Presidentin Erdogan. Mendoj se do të kemi disa orë për bisedime të rëndësishme, për vendime shumë të rëndësishme. Duhet të kuptojmë se çfarë niveli është delegacioni rus, çfarë mandati ka dhe nëse mund të marre ndonjë vendim. Sepse të gjithë e dimë se kush merr vendime në Rusi." (A2 Televizion)