Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar. Sekuestrohet një sasi kokaine

Nga Artin Halili
15 Maj 2025, 21:05 | Kronikë

Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar.

Një operacion antidrogë po zhvillohet në qytetin e Korçës nga ana drejtorisë vendore së policisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka arrestuar shtetasit Renato dhe Albi Dishnica, 30 dhe 24 vjeç, banues ne lagjen 14, Korçë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"

Ky operacion antidrogë mendohet që të ketë nisur hetimin para disa kohësh nga ana e drejtorisë vendore të Policisë së Korçës, ndërsa ditën e sotme është bërë e mundur arrestimi i tyre në kushtet e flagrancës.

Nga kontrollet e kryera në mjete dhe banesat e shtetasve të arrestuar, janë sekuestruar një sasi lëndësh narkotike, përfshirë kokainë, të ndara në doza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos