“I kërkuar”, rrugët e Uashingtonit mbushen me postera kundër Erdogan

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 09:51 | Bota

“I kërkuar”, rrugët e Uashingtonit mbushen me postera

Postera me fjalën "kërkohet" dhe fytyrën e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan janë vendosur në disa shtylla rreth Shtëpisë së Bardhë përpara takimit të tij me Donald Trump, që do të zhvillohet të enjten.

Po ashtu një furgon i kuq u shfaq në Nju Jork me mesazhin "lironi Imamoglun", kryetarin e bashkisë së Stambollit i cili po mbahet në një burg turk.

Në të njëjtën kohë, ekipet kanë punuar intensivisht në Shtëpinë e Bardhë në orët e fundit, duke përforcuar gardhin, pasi pas Erdogan të enjten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të jetë në Uashington të hënën.

Sakaq, posterat e vendosur në shtylla i referohen incidenteve që ndodhën kundër protestuesve gjatë vizitës së Erdogan në Uashington në maj 2017.

I kërkuar për disa akuza për komplot, sulm dhe dhunë kundër protestuesve paqësorë amerikanë më 16 maj 2017 në Uashington”, shkruhet në disa nga posterat.

Pastaj, jashtë rezidencës së ambasadorit turk në Sheridan Square, burra nga shoqëruesit e Presidentit Erdogan, i cili sapo ishte takuar me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë, u shfaqën duke rrahur me tërbim dhe pa dallim protestueset femra dhe meshkuj. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos