I mbijetoi sulmit izraelit në Katar, zyrtari i Hamasit shfaqet në publik dhe i përgjigjet Trump: Nuk kemi frikë nga Portat e Ferrit

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 19:12 | Bota

I mbijetoi sulmit izraelit në Katar, zyrtari i Hamasit shfaqet në

Zyrtari i lartë i Hamasit, Ghazi Hamad, shfaqet publikisht për herë të parë që nga sulmi i dështuar izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar.

"Ne nuk kemi frikë nga Trump kur thotë se do të hapë portat e ferrit për ne. Ne nuk marrim asnjë udhëzim prej tij se si të merremi me pengjet e armikut. Ne i trajtojmë ata sipas vlerave dhe fesë sonë", u shprehzyrtari i lartë të Hamasit, Ghazi Hamad, i cili u shfaq publikisht për herë të parë në Al Jazeera pasi u shënjestrua nga IDF në Katar.

"Kushdo që dëshiron të lirojë pengjet duhet t'i urdhërojë Netanyahut të lidhë një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve dhe të ndalojë luftën", tha ai.

Në një intervistë për kanalin Al-Jazeera ai konfirmoi se ishte në vendngjarje kur u sulmua.

“Ne (udhëheqja e Hamasit) po diskutonim një propozim për armëpushim, dhe më pak se një orë pasi filloi takimi, dëgjuam një shpërthim. Ne kemi përvojë me tingujt e raketave dhe e kuptuam se ishte një sulm izraelit. Ne u larguam shpejt nga vendi dhe falë Zotit mbijetuam”, tha ai.

Gjashtë persona, përfshirë një oficer nga Katari, u vranë në sulm, por të gjithë udhëheqësit e lartë të grupit terrorist mbijetuan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos