Mbreti Charles III, Mbretëresha Camilla, Princi William dhe Princesha Kate pritën sot Donald Trump dhe gruan e tij Melania në Britani, duke nisur vizitën e dytë historike shtetërore të presidentit amerikan.
Megjithatë, mediat britanike nxituan të theksonin se presidenti amerikan dhe Zonja e Parë e SHBA-së thyen protokollin mbretëror sapo mbërritën në Kështjellën Windsor.
Trump u ul me helikopterin Marine One në Kopshtin e Muruar të Windsor 21 minuta pas kohës së planifikuar të mbërritjes së tij, e cila ishte në orën 11:55.
Donald Trump is supposed to walk behind King Charles, but instead King Charles trails along like the pointless little accessory he is to Donald Trump's fascism.pic.twitter.com/7F4zHaNANq
— BladeoftheSun (@BladeoftheS) September 17, 2025
Mbërritja e çiftit Trump u shoqërua me kolonë muzikore nga Kalorësia Familjare, e cila mbante veshur uniforma zyrtare të dizenjuara në shekullin e 17-të dhe të bëra prej fije ari të pastër.
Sapo Trump përshëndeti Princeshën e Uellsit, e cila së bashku me Princin William ishin të parët që përshëndetën presidentin amerikan, sipas një lexuesi buzësh, ai i tha Kate: "Je e bukur".
Por Donald dhe Melania Trump nuk u përkulën para çiftit mbretëror. Pastaj të katërt ecën drejt Shtëpisë Victoria, ku takuan mbretin dhe mbretëreshën.
Dhe në atë pikë, presidenti amerikan e theu protokollin për herë të dytë, pasi si ai ashtu edhe Melania shtrënguan duart me Charlesin dhe Camillan, por asnjëri prej tyre nuk u përkul thellë, siç është zakoni.
Edhe pse ky veprim është zyrtarisht kundër protokollit, një ekspert mbretëror i shpjegoi medias britanike Express se familja mbretërore nuk ofendohet nga një gjest i tillë, gjë që e kanë bërë edhe presidentë të tjerë amerikanë.
Familja mbretërore dhe Donald e Melania Trump morën pjesë më pas në një procesion me karroca nëpër pronën Windsor, të shoqëruar nga 120 kuaj dhe 1,300 anëtarë të forcave të armatosura britanike, Gardës Mbretërore, Marinës dhe RAF-it.
Në fakt, u qëlluan 41 të shtëna topash nga armët e Luftës së Parë Botërore, në një nga ceremonitë më të mëdha ushtarake të mbajtura ndonjëherë për një kryetar shteti në vizitë në Britani. (A2 Televizion)