Tërmeti me magnitudë 5.4 ballë godet Turqinë

Nga A2 CNN
28 Shtator 2025, 16:12 | Bota

Tërmeti me magnitudë 5.4 ballë godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi rajonin Simav të provincës Kutahya në Turqinë perëndimore këtë të diele.

Lëkundjet u ndien në orën 12:59, me një thellësi fokale prej 8.64 kilometrash, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) .

Kryetarja e bashkisë së Simav, Kubra Tekel Aktulun, tha për NTV se kishte panik midis banorëve. Tërmeti u ndje në Izmir, Bursa dhe pjesërisht në Stamboll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos