
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj komenteve të dy kongresmenëve amerikanë për protestat në Tiranë, të publikuara në rrjetin social X.
Balla shprehet se Fatmir Mediu nuk i ka informuar siç duhet kongresmenët, ndërsa lidh aktet e dhunës dhe rrëmujën gjatë protestave me atë që ai e cilëson si ndikim të ANTIFA-s.
“Dy kongresmenëve që paskan komentuar protestat në X mund t’ju them vetëm se Fatmir Mediu nuk i paska informuar siç duhet dhe që dhuna dhe rrëmuja kanë vulën e ANTIFA, të cilën vetë Presidenti Trump vjet në shtator e ka shpallur organizatë terroriste. Kaq!”, shkruan Balla.
(A2 Televizion)