Dita e gjashtë, nis protesta e studentëve, mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Nga A2 CNN
18 Tetor 2026, 12:46 | Aktualitet

Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubimin, në një situatë të tensionuar pas përplasjeve të dhunshme të regjistruara gjatë ditëve të fundit me policinë.

Ministria e Arsimit ka marrë masa shtesë sigurie, duke mbyllur dyert dhe dritaret e godinës me dërrasa, pas incidenteve dhe zjarrvënieve të regjistruara gjatë tubimeve.

Ndërkohë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë pozicionuar pranë institucionit, në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.

Protestuesit vijojnë të bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë tha më herët sot se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës që kërkon gjak.

Në pesë ditët e protestave, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 272. Prej tyre, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos