Sulmi në Rafah, mediat: 26 të vrarë, mes tyre 11 fëmijë

Nga A2 CNN
6 Maj 2024, 13:46 | Bota

Sulmi në Rafah, mediat: 26 të vrarë, mes tyre 11 fëmijë

Të paktën 26 persona janë vrarë në sulmet në 11 ndërtesa në zonën e Rafah, 24 orët e fundit. Këtë e raporton “Haaretz”, duke cituar burime mjekësore në Gaza, sipas të cilave në mesin e viktimave kishte “11 fëmijë dhe 8 gra”.

Në Rafah bastisjet pasuan sulmin e Hamasit në vendkalimin Kerem Shalom, në të cilin 3 ushtarë izraelitë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) thonë se ky është një operacion "me shtrirje të kufizuar" dhe jo një evakuim në shkallë të gjerë të Rafahut lindor që do të prekë 100.000 njerëz.

Më shumë se 1.4 milionë gazanë janë të grumbulluar në Rafah, pesë herë më shumë se popullsia e saj para luftës. Sipas Këshillit Norvegjez të Refugjatëve që punon me 22.000 njerëz për çdo kilometër katror, tashmë sëmundjet po përhapet, me shpërthime të diarresë, hepatitit A dhe meningjitit, si dhe një krizë urie të vazhdueshme.

Rafah është vendi ku refugjatët e Gazës arrijnë në kufirin me Egjiptin, i cili është i mbyllur për shumicën dërrmuese të të zhvendosurve. Ata mbërritën pasi u shtynë nga një vend në tjetrin nga avancimi i forcave izraelite.

Izraeli ka këmbëngulur prej kohësh se do të pushtojë Rafahun. Por OJQ-të thonë se nuk ka ku të shkojnë të zhvendosurit. Një ofensivë e re do të rezultojë vetëm në vdekjen e më shumë civilëve, thonë ata. Dhe familjet e pengjeve izraelite të mbajtur ende në Gaza thonë se të dashurit e tyre do të vihen në rrezik të mëtejshëm nga një ofensivë e IDF.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, deklaroi pak ditë më parë se një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte dëme "përtej të pranueshmes".

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tashmë po përgatitet për spitale shtesë në terren për të ndihmuar nëse njerëzit detyrohen të lëvizin. Por ka pyetje se çfarë ndodh me të sëmurët rëndë dhe të moshuarit aktualisht në spitalet e mbipopulluara në Rafah. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos