Në një qytet në Afganistan, taksitë qarkullojnë me fuçi dhe tuba ajri të montuara në tavanet e tyre. Këto janë sisteme ftohjeje të improvizuara që shoferët i montojnë për t'u përballur me temperaturat e larta.
Në Kandahar, temperaturat shpesh kanë kaluar 40 gradë Celsius dhe kondicionerët e integruar të automjeteve shpesh prishen.
"Ky funksionon më mirë se kondicioneri", tha Abdul Bari për AFP. "Kondicioneri ftoh vetëm pjesën e përparme. Kjo shpërndan ajrin në të gjithë makinën", shtoi ai.
Videoja tregon taksistin duke ngjitur tubin e ajrit në dritare, ndërsa një person tjetër e monton strukturën në çati. Sipas BBC, ai thotë se duhet ta mbushë sistemin e improvizuar me ujë dy herë në ditë.
Sakaq, Gul Mohammad, një shofer në të njëjtën zonë, ka përdorur një sistem të ngjashëm për disa vite.
???????? VIDEO: Afghanistan taxi drivers turn to handmade coolers to beat the heat
— AFP News Agency (@AFP) July 10, 2025
As temperatures soar in southern Afghanistan, taxi drivers in Kandahar have taken to installing handmade cooling systems on their vehicles to beat the heat. pic.twitter.com/CevZEuFooV
"Kondicionerët nuk funksiononin dhe riparimet ishin të kushtueshme. Shkova te një teknik dhe ai më rregulloi frigoriferin. Kostoja arriti në rreth 43 dollarë", tha ai.
BBC vëren se pasagjerët e kanë duartrokitur zgjidhjen “inovative”.
Ndërkohë, Afganistani ka përjetuar pranverën më të nxehtë në vite, ndërsa thatësira e përhapur ka goditur të korrat dhe komunitetet, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së. (A2 Televizion)