Bosnje Hercegovina është goditur mbrëmjen e së shtunës nga një tërmet i fuqishëm që ka shkaktuar disa të lënduar dhe dëme materiale në zona të ndryshme.
Sipas EMSC tërmeti me magnitudë 5.2 Rihter goditi pjesën qendrore të Bosnjes rreth orë 22:00, ndërkohë që shumë qytetarë në panik, e kaluan natën jashtë.
Epiqendra ishte 63 kilometra nga Sarajeva, ose 10 kilometra nga Zenica, teksa sipas autoriteteve të paktën 4 persona kanë mbetur të lënduar. (A2 Televizion)