
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se ishte informuar nga Japonia se nuk ka pasur "asnjë anomali" në ish-centralin bërthamor të Fukushimës, i cili kishte shkaktuar katastrofën bërthamore të vitit 2011.
Sipas mediave të huaja, tërmeti i sotëm ka prekur edhe zonat e goditura nga cunami i atëhershëm, përfshirë centralin e Fukushimës.
Centrali ka ndaluar procesin e shkarkimit të ujit në oqean, pas tërmetit si masë paraprake, tha IAEA në një deklaratë në mediat sociale, shkruan A2 CNN.
Impianti kishte filluar të lëshonte ujë të kontaminuar radioaktivisht dhe të pastruar nëpërmjet Sistemit të Avancuar të Përpunimit të Lëngjeve, ose shkurt ALPS. (A2 Televizion)