Piloti ukrainas humb jetën në një mision luftarak

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 17:47 | Bota

Piloti ukrainas humb jetën në një mision luftarak

Një pilot ukrainas është vrarë sot në një mision luftarak, shkruajnë mediat e huaja.

Mësohet se ngjarja ndodhi në mesditën e sotme sipas kohës së Ukrainës, "në drejtimin lindor", ku u vra një pilot i lartë i Brigadës së 39-të të Aviacionit Taktik.

Po ashtu bëhet e ditur se Nënkoloneli Ivanov Yevgeny Vitaliyovich kishte qenë duke fluturuar në një mision me një aeroplan Su-27, kur ndërroi jetë.

Forcat ajrore të Ukrainës e njoftuan lajmin në Telegram, duke shtuar: "Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të pilotit."

Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, megjithë ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, diçka e tillë ende nuk është arritur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos