Një komandat i lartë i Hezbollaut ka rënë në duart e ushtrisë izraelite dy javë më parë, por sot janë publikuar pamjet e kapjes së tij
Sipas ushtrisë izraelite komandanti i forcave të Hezbollahut në Ayta ash-Shab të Libanit jugor u kap nga trupat e Brigadës Golani rreth dy javë më parë në një tunel sekret. Mes tyre ishte komandanti i forcave të Hezbollahut, Hassan Aqil Xhevad.
Operativët u dorëzuan te trupat dhe ata u ndaluan dhe u morën në pyetje nga hetuesit në terren të Njësisë 504 të Drejtorisë së Inteligjencës.
“Gjatë marrjes në pyetje të terroristëve, ata detajuan shumë infrastruktura terroriste që ndodhen në zonën e Ayta ash-Shab. Këto gjetje ndihmuan forcat në terren për të lokalizuar dhe shkatërruar infrastrukturën e terrorit në një mënyrë të synuar dhe për t'u përgatitur për kërcënimet në zonë”, thotë IDF.
Ushtria shton se disa operativë të tjerë të Hezbollahut janë arrestuar dhe marrë në pyetje gjatë operacioneve në Libanin jugor në javët e fundit. (A2 Televizion)