Inaugurohet presidentja e re, Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën nga Haxhiu

Nga Rosalba Bejdo
7 Tetor 2026, 17:58 | Bota

Justina Shiroka-Pula u inaugurua të mërkurën si presidente e Kosovës, disa orë pasi u zgjodh në këtë post nga Kuvendi, duke shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Ceremonia e inaugurimit u mbajt në oborrin e Presidencës…

Kryetarja e Kuvendit që deri dje ushtroi detyrën e presidentes, Albulena Haxhiu, ia dorëzoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, para se të hynin të dyja në ndërtesën e Presidencës.

Haxhiu tha se Shiroka Pula do ta ketë gjithmonë përkrahjen e saj dhe se është nder e krenari që një grua si ajo do ta ushtrojë këtë post. Ndërsa, Shiroka Pula tha se ajo do ta vazhdojnë punën që Haxhiu e ka filluar.

Më pas, ato ndërruan karrigat, teksa Shiroka Pula zuri vend në ulësen e presidentes. 73-vjeçarja u zgjodh presidente me 81 vota në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit pak minuta pas mesnatës, kur edhe skadoi afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit. 

Ajo mori mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës pas një marrëveshjeje politike në momentet e fundit, që  edhe miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kuvendi i miratoi ndryshimet në lexim të dytë pak para votimit për presidenten, me 88 vota. Ndryshimet, të propozuara nga PDK-ja, parashohin, ndër të tjera, kufizimin e mandatit të Dhomave të Specializuara, transferimin e rasteve që nuk hyjnë në juridiksionin e tyre te institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos