Përkujtime dhe protesta, Izraeli shënon tre vjetorin e sulmit të 7 tetorit

Nga Erjon Dervishi
7 Tetor 2026, 18:13 | Bota

Izraelitët u mblodhën në heshtje të mërkurën në vendqndrimet e hershm t Kibucit pranë kufirit me Gazën, i cili u sulmua nga militantët e Hamasit më 7 tetor tre vjet më parë, duke mbajtur zi për viktimat e sulmeve t dhunshme që nxitën sulmin e Izraelit në Gaza dhe e zhytën Lindjen e Mesme në nj luft t prgjakshme.

Sulmet e 7 tetorit 2023 ishin dita më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit. Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë 1,200 njerëz dhe morën peng 251, një ndërhyrje ndërkufitare që traumatizoi izraelitët të cilët kanë kërkuar llogaridhënie nga qeveria.

Bombardimet dhe operacionet tokësore të mëvonshme të Izraelit në Gaza kanë vrarë më shumë se 74,000 njerëz, përfshirë të paktën 1,400 të vrarë vitin e kaluar që nga një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-të, i cili ndaloi luftimet e mëdha, por nuk ka arritur të ndalojë sulmet izraelite ose të sigurojë çarmatimin e Hamasit.

Në Kfar Aza, ku militantët e Hamasit vranë dhjetëra izraelitë , banorët mbajtën një ceremoni përkujtimore për të vrarët, duke qëndruar në heshtje ndërsa një trombë luante një tingull solemn. Një banor lexoi emrat e të vdekurve.

Zion Regev, udhëheqës i komunitetit në kibuc, tha se shumica e banorëve mbeten të zhvendosur dhe ende nuk janë kthyer, pasi trauma e 7 tetorit vazhdon të formësojë jetën e tyre.

"Është një ditë shumë emocionale, një ditë shumë e vështirë për komunitetin tonë, tre vjet pas 7 tetorit. Pas tre vitesh, ne po i zhvillojmë aktivitetet këtu në Kibuc; në fakt, prej tre vitesh jemi disi si refugjatë brenda Izraelit dhe kjo është hera e parë që po i organizojmë të gjitha këtu në Kibuc".

Diku tjetër në Izrael, protestuesit kundër asaj që e konsiderojnë si mungesë përgjegjësie për dështimin e sigurisë u mblodhën jashtë parlamentit në Jerusalem, duke fajësuar kryeministrin Benjamin Netanyahu për refuzimin e një hetimi të pavarur për sulmin. Disa protestues mbanin pankarta ku shkruhej: “Populli do ta kujtojë 7 tetorin më 27 tetor”, një referencë për zgjedhjet e përgjithshme izraelite 20 ditë më vonë, të cilat po shihen si një referendum mbi qëndrimin e gjatë në pushtet të Netanyahut. Netanyahu ka hedhur poshtë fajin për shkeljen e sigurisë dhe i ka rezistuar thirrjeve për një hetim të pavarur. Kjo ka frustruar shumë njerëz në Izrael, përfshirë familjet e të vrarëve në sulme, disa prej të cilëve i janë bashkuar garës zgjedhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos