“Irani është blinduar”, ish-ministri paralajmëron: Kush kalon në Ngushticën e Hormuzit do përballet me pasoja të rënda

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 20:39 | Bota

Dritan Demiraj, ish-ministër i Brendshëm, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, analizoi strategjinë e Iranit, duke theksuar se ky vend është blinduar.

“Ne kemi të paktën dy javë që dëgjojmë deklarata të përditshme nga Presidenti Trump, që nga deklaratat që Ngushtica e Hormuzit është e hapur. Pastaj, doli Sekretari i Thesarit tha se kemi marrë vendim që anijet luftarake të shoqërojnë tankerat. Irani ka ngritur një strategji e cila bazohet në katër shtylla. Shtylla e parë është mozaiku, doktrina mozaik, e cila përbëhet nga 31 divizione në mënyrë rrethore të cilët veprojnë në mënyrë të decentralizuar në 31 provincat e Iranit. Kjo në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do marrin vendim për të futur trupat tokësore. Shtylla e dytë e doktrinës është doktrina e mohimit të hyrjes strategjike, për shkak se të gjitha kapacitetet goditëse Irani i ka futur thellësisht në bunker dhe pikërisht këto aftësi kundërgoditje e pamundësojnë planizuesit amerikanë të ushtrojnë fuqi ose të të kenë liri veprimi", tha Demiraj.

"Shtylla e tretë është kufizimi i lirisë së veprimit të forcave kundërshtare, kur ato futen në teatrin operacional. Për shkak se edhe kur futen në teatrin operacional kemi parë që pavarësisht deklaratave se ne kontrollojmë krejtësisht hapësirën ajrore, të paktën këto 15-20 ditët e fundit sasia e mjeteve ajrore, e dronëve Hermes në një vlerë më shumë se 1 miliard dollarë është asgjesuar, që do të thotë një masë e madhe e hapësirës ajrore përsëri është nën kontrollin e Iranit. Shtylla e katërt është aspekti detar, për shkak se përgjatë gjithë pjesës perëndimore përgjatë 1700 km bregdet bazat detare në Busher, Imam Hsejin, Imam Hali, Imam Baher, ishujt janë të gjitha të blinduara dhe pothuajse të gjitha njësitë e luftës antidetare, bateritë e mbrojtjes bregdetare, skafet e shpejtë, dronet në Neë York, të gjitha janë të fortifikuara dhe çdo gjë që kalon në hapësirën e Ngushticës së Hormuzit do përballet me një zjarr dhe pikërisht është ky fortifikim dhe ky nivel i sofistikuar mbrojtje që e shton edhe dimensionin detar dhe nënujor në ndalimin e aksesit të forcave ushtarake amerikane”, shtoi Demiraj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos