
Rastet e shtuara me meningjit kanë alarmuar Britaninë e Madhe. Por sekretari për shëndetësinë Wes Streeting, tha se ndërsa infektimi me meningjit është ekstremisht serioz, rreziku i përgjithshëm që të ketë përhapjeje të gjerë mbetet i ulët. 5 raste të tjera me meningjit u zbuluan në Kent , në juglindje të Anglisë duke e çuar totalin në 20 persona të infektuar.
Autoritetet po e cilësojnë si të paprecedentë shpërthimin e sëmundjes, që u ka marrë jetën të paktën 2 të rinjve. Të gjithë personat e prekur janë të rinj, sipas agjencisë për sigurinë shëndetësore ne Britani. Viktimat janë një student 21-vjeçar në Universitetin e Kent dhe një nxënës adoleshent në një shkollë në qytetin Faversham.
Ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, e përshkroi të martën shpërthimin si “të paprecedentë” për sa i përket përhapjes së tij. Shumica e rasteve u lidhën me pjesëmarrjen e të rinjve në një klub nate në Canterbury, midis datave 5–7 mars. (A2 Televizion)